Profili i Kompanisë

Ilir Kosova

Është themeluar në Prishtinë  në Gusht të vitit 1999. është pjesë e kopanisë ndërkombëtare ILIR GROUP nga Slovenia. Aktiviteti kryesor i kompanisë shtrihet në TI dhe është një prej kompanive më të mëdha të TI-së në Kosovë. Ne ofrojmë vlerë të lartë të harduerit, softuerit, servisit dhe solucioneve, me qëllim të mundësimit të ambientit punues efikas dhe sa më të përshtatshëm. Sistemi ynë i punës shkallëzohet në shumë kategori, tërësia e së cilave e krijon “shërbim të plotë”.

Pasi që e bëjmë distribuimin e produkteve, ne po ashtu marrim edhe përgjegjësinë e plotë për servisim dhe mirëmbajtje apo sipas kërkesave edhe trajnim të stafit përkatës, si dhe përkrahje të ndryshme logjistike (montim, instalim, transport, etj.). Për më tepër, ne e bëjmë edhe kontrollimin sistematik të pajisjeve nën garanci, servisim dhe mirëmbajtje të rregullt, si dhe intervenim të shpejtë dhe efikas për blerësit tonë.

Ne tentojmë të ofrojmë shërbime profesionale dhe kualitative për konsumatorët tonë. Po ashtu investojmë shumë në trajnimin e stafit, në risitë teknologjike si dhe në sofistikimin e përgjithshëm të shërbimeve tona.

Ilir Group

Është themeluar në Lubljanë në vitin 1992. Shtrihet në tërë territorin e vendeve të ish YU-se.
Ilir-Kosova MultiBrand

Detyra kryesore e kompanisë është që të sjell në tregun Kosovar, produktet më cilësore të prodhuesve më të njohur botërorë. Gjithashtu, të gjitha produktet e ofruara janë të siguruara në përkrahje të plotë të shërbimeve të pas-shitjes.

Ilir-Kosova Aktivitetet

Aktiviteti kryesor I kompanisë është ofertimi i mundësive të printimit dhe të kopjimit në zyre, si dhe mundësive tjera në sferën e TI-ve.

Qarkullimi vjetor i Ilir Group në këto aktivitete është mbi 15.000.000,oo EURO. Qarkullimi vjetor në teritorin e Kosovës është mbi 5.000.000,oo EURO. Po i cekim disa nga blerësit tonë më të mëdhenj në teritorin e Kosovës të rradhitur sipas alfabetit.

 

ABA CELE

HABITAT

ABK

HPD

ARC

INTERNATIONAL AID

BBI

IOM

BPB

Italian KFOR

BRITISH FORCE

ITALIAN OFFICE

CAFAO UNMIK

JUDICAL DEPARTMENT

CANADIAN OFFICE

KCA

CARE

KEDP

CARITAS

Ministria e Ambientit

CDF

Ministria e Financave

CFA

Ministria e Kultures

CIVIL STATUS

Ministria e Punes

CPC UNMIK

Ministria e Sh. Publike

CUNCILE OF EUROPE

Ministria e Tregetise

CUSTOMS

NRC

DANISH OFFICE

OSCE

DANISH RED CROSS

PTK

DEP. OF EDUCATION

RED CROSS

DEPARTAMENT OF LABOR

SIDA

DFID

UN

DOGANA

UNCHR

DRC

UNCHS

DYN CORP

UNDP

EAR

UNICEF

ESCO MONAKO

UNMIK

ESCO UK

UNOPS

EU

US AID

FRANCE KFOR

US AID PARSONS

FRANCH CARITAS

US OFFICE

FRANCH OFFICE

WORLD BANK

Ilir-Kosova  Synimet dhe perspektiva

Ilir-Kosova gjatë viteve të pasluftës, që nga themelimi, ka arritur të jetë lider ne fushën e TI-së në Kosovë, e më gjerë. Kompania jonë ka treguar dhe ofruar një siguri të jashtëzakonshme për konsumatorë dhe partner. Kjo e ka bërë, që Ilir_Kosova të jetë kompania më e besueshme në tregun Kosovar.

Në baze te përkushtimit tonë, që detyrat tona të kryhen me sukses dhe në afat sa më të shkurtër, intervenime të shpejta në kërkesat e konsumatorëve dhe partnerëve tonë, ka pasur si rezultat rritjen permanente te kompanisë sonë.

Ofertat jonë nuk bazohet vetëm ne shitjen e produkteve të ndryshme, por edhe në ofrimin maksimal të shërbimeve për konsumatorët tonë.

Personeli jonë është i shkolluar dhe i trajnuar në qendrat për shkollim të produkteve të cilat i ofrojmë. Kompania jonë investon çdo vit shuma të mëdha ë hollave për këto trajnime, me çka edhe dëshmohet përkushtimi jonë i vazhdueshëm për të qenë lider në fushën e TI-së.

Personeli i kualifikuar është garanci për konsumatorët dhe partnerët tonë, që ne jemi gjithnjë të gatshëm të ofrojmë zgjidhjet më të mira dhe të shpejta, njëkohësisht, Ilir-Kosova pretendon që të ju ofron shërbime ku Konsumatori do të jetë bashkë-krijues i vlerave.

E gjithë kjo shërben si një tregues i synimeve tona. Rritja e vazhdueshme e qarkullimit në kompaninë tonë, gjatë viteve të fundit, tregon për suksesin tonë dhe për qëllimet tona për të ardhmen. Rritja e vazhdueshëm na shtyn që ne të jemi edhe më të përgatitur që në mënyrë sa më profesionale të ju shërbejmë klientëve tonë.

Kërkesa juaj është detyra jonë